Lajme

(Video) Shiu nuk ka pushuar, ja si paraqitet gjendja në Durrës, uji po merr para çdo gjë/ Në rrugë mezi kalohet

Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut, që kanë rënë gjatë gjithë natës së kaluar, një pjesë e kryqëzimeve rrugore në qytetin e Durrësit kanë qenë të përm bytura këtë mëngjes.

Përmbytje në Durrës nga rreshjet e shiut | Top Albania Radio

Situata ka shkaktuar trafik të rënduar dhe pamundësi për të lëvizur nga këmbësorët kryesisht në kryqëzimet dhe trotuaret e rrugëve në lagjet 12 dhe 17 të qytetit.

Probleme kanë hasur veçanërisht nxënësit e shkollave në këtë pjesë të qytetit që janë përballur me pamundësinë për të kaluar në rrugët e trotuaret e për mbytura. Probleme janë shkaktuar dhe në bizneset përgjatë këtyre rrugëve, që pas reshjeve të shumta të shiut gjithmonë gjenden nën pu shtetin e ujit.

MË TË LEXUARAT

To Top