Janë gjetur sërish pula të ngordhura në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Shpendët e ngordhur janë zbuluar në një thes, i cili ka dalë në sipërfaqe të rërës.
Disa javë më parë, por në këtë bregdet u gjetën qindra pula të ngordhura, që u hoqën më pas nga autoritetet. Pula te ngordhura dolen ne breg te detit ne kete zone edhe pak jave me pare, ndersa u hoqen nga autoritetet.
Pavarësisht veprimeve që janë kryer në rastin e parë autoritetet nuk kane arritur të zbulojnë prejardhjen e këtyre shpendëve, që kanë në breg nga dallgët e detit.
Kjo ndodhi në periudhën kur u shfaq gripi i shpendëve në vendin tonë, ku ngordhën mijëra pula kryesisht në zonën e Durrësit.