Me lot në sy dhe me trishtimin që nuk e fshehin dot, nuk e kanë të lehtë që sot të futen në grevë urie për të zëvendësuar burrat pas 18 ditësh “ngu jim” në uzinën e Ballshit.
Gratë naftëtare thonë se e kanë ndërmarrë këtë hap në mënyrë që qeveria dhe kompania private të kthejë sytë nga ata, jo për lëmoshë por për atë që i takon.
Një prej tyre prek me fjalët e saj, kur tregon se e bija kërkon para për të vendosur maskën apo për të blerë një fletore në shkollë, ndërsa ajo e cila ka 34 vite që punon si laborante sot nuk ka të holla për të mbuluar shpenzimet e të bijës. Ajo shprehet se qeveritarët sot jetojnë mes luksit ndërsa ndërrojnë maskat duke i kombinuar me veshjet.
“Ndoshta kryeministri dhe ministrja nuk e kanë marrë seriozisht punën e këtyre grave. Nuk po themi që duam diçka jashtë ligjit, duam atë që na takon. Duam atë që na jep ligji. T’i japin një zgjidhje sa më parë se nuk është e lehtë për fëmijët tanë. Vajza ime është mbasdite në shkollë gjimnaziste dhe nuk e di si mund ta përjetojë vajza ime. Qeveritarët po ndërrojnë maskat sipas veshjes. Me lule fustanet, me lule maska. Ndërsa vajza ime qante për një 200 lekëshe. Kjo është zgjidhja jonë.