Rozë

(Video) Ta shikoj e gjithë Greqia/ Eleni Foureira kërcen valle shqiptare: Ajo është krenare për origjinën e saj!

Eleni Foureira është kthyer ndër këngëtaret më të dashura pas pjesëmarrjes së saj në Eurovision dy vite më parë, ku u rendit në vendin e dytë.

Eleni Foureira has turned down Eurovision 2021 due to Covid concerns

Tashmë është bërë shumë e dashur edhe për publikun shqiptar dhe mbrëmjen e sotme i ka ngritur peshë zemrat e të gjithë shqiptarëve. Moderatori Ermal Peçi ka edituar një video të sajën duke i vendosur në sfond vallen e krushqeve duke e publikuar në Insastory, teksa i ka bërë tag edhe këngëtares.

Më pas kjo e fundit e ka rishpërndarë atë në profilin e saj

Kujtojmë se Eleni është kritikuar shumë, veçanërisht në Greqi për faktin që e fshehu origjinën dhe nuk fliste gjuhën shqipe. Por ajo ka treguar një tjetër arsye përse ndaloi së foluri shqipen pasi shkuan të jetonin në Greqi me familjen.

Në një intervistë për Jonida Shehun dy vite më parë, këngëtarja zbuloi se ishte e vogël kur u largua nga krismat e 97-s në Shqipëri për një jetë më të mirë në Greqi. Ajo u fut në shkollë duke mos ditur fare greqisht dhe prindërit u detyruan që në shtëpi të flisnin vetëm greqisht për të perfeksionuar gjuhën.

“Mami dhe babi vendosën të na flisnin në greqisht në shtëpi, që ne të mësonin gjuhën shpejt dhe të mos humbisnim shkollën, Ishte shumë e vështirë sepse nëna nuk donte që ne të humbisnim klasat dhe filluam të flisnim greqisht dhe kështu unë e humba shqipen megjithëse gjuha nuk harrohet kurrë. Unë e kuptoj por për të folur e kam të vështirë”, u shpreh Eleni.

MË TË LEXUARAT

To Top