Ka nisur mes emocionesh edhe kjo natë e 11-të e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa tashmë rrethi i vajzave është ngushtuar.
Së fundmi është përfolur në media për një lidhje jashtë emisionit të Generdës dhe Saimirit, të cilët sipas thashethemeve kanë qenë të lidhur që në Gjermani dhe kanë ardhur bashkë në këtë romancë live.
Mirëpo një gjë e tillë është mohuar nga dyshja, teksa Generda ka sqaruar që nuk do ta linte punën dhe impenjimet e saj për të ardhur me të dashurin në Shqipëri.
Një gjë të tillë e ka mohuar edhe 33-vjeçari, i cili u shpreh se për herë të parë me Generdën është takuar në spektakël.
Generda: Unë them që në një reality show thashethemet janë si bukë e djath, dhe në fillim ngela pak. Por pastaj m’u bë edhe qejfi të them të drejtën sepse publiku e ka parë atë kiminë mes nesh, aq sa kanë menduar që unë jam e dashura e Saimirit.
Saimiri: Është komplet absurde, kam lexuar edhe nëpër komente çfarë thonë njerëzit. Gjermania është shumë e madhe dhe nuk njihemi apo të jemi parë ndonjëherë.