Bukuroshja nga Shkodra, Xhesi Peraj, është shprehur shpesh herë se është shumë e lidhur me familjen.
Madje në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Xhesi është ka theksuar se nëse do jetë zgjedhja e Saimirit dhe vendos të ikë në Gjermani, do t’i marrë edhe prindërit me vete.
Cili është aktiviteti yt i preferuar në fundjavë? Të shkoj në Shkodër, të takoj shoqërinë që kam andej, mamin babin, dal ndonjë darkë. Nuk shkoj çdo fundjavë në pub apo kinema, në teatër, më pëlqejnë të gjitha.
Jam natyrë shumë e ndjeshme, unë qaj me filma. Motra ime më thotë ti je i vetmi njeri që ke qarë me një film me pinguinë. Film të preferuar kam “Age of innocence”, e preferoj edhe nga romani, është një romancë. Në libër i fantazon personazhet ashtu siç do ti, kurse në film i ke gati.
Ke menduar ndonjëherë të ishe pjesë e një filmi? Jo nuk e kam imagjinuar, madje nuk e kisha imagjinuar as që do isha pjesë e televizionit. Jam futur rastësisht dhe kisha nevojë për një emocion të ri. Pas Love Story-t mbase do hiqja dorë nga televizioni për shkak të profesionit. Nuk jam as moshë e vogël që mund të eksploroj. Dua të kem një drejtim tjetër në jetë dhe nuk është televizioni.