Rozë

(Video) VIP-at flasin për lidhjen e Luizit dhe Kiarës: Janë një çift pa personalitet

Debatet që u zhvilluan gjatë spektaklit, u komentuan edhe një herë nga banorët, teksa ata po darkonin në oborr. Një nga pikat ku të gjithë ata preferuan të ndaleshin, ishte pikërisht sjellja e çiftit Luiz-Kiara.

'Pa personalitet', banorët komentojnë çiftin

Bledi tha se Luizi në mënyrë të shëmuar, përmendi sëmundjen e Nitës dhe se ai u solidarizua me të, prandaj reagoi.

Ai shtoi se Luizi përdor ofendime të tipit, “Plakush”, “Ke mbetur në derë” , duke thënë se ai në derën e tij është dhe se nuk është aspak etike të ofendosh në këtë mënyrë, apo të të përmendi tjetri moshën.

Keisi i tha Bledit që të mos ia kthejë në të njëjtën mënyrë, ndonëse ai ofendon. Ndërsa Dea solli në vëmendje situatën që ajo pati me Shpatin, kur Luizi e ofendoi. Sipas saj, Kiara nuk i tërhoqi vëmendje të dashurit të saj se është duke gabuar, por i tha Luizit që të mos i kushtoi rëndësi asaj.

MË TË LEXUARAT

To Top