Rozë

(Video) Vis Pupa prek me historinë: Babanë unë e kam humbur në det

Elvis Pupa ka zbuluar teksa bisedonte me Oltën lidhur me gjendjen e tij emocionale brenda BBV, pasi këto ditë ai bën 8 vite që ka humbur babain e tij në një aks ident në det. Ai ka rrëfyer përballjen me momentin e vështirë të jetës së tij, humbjen e të atit.

Elvisi u shpreh se babai i tij humbi jetën në det, si pasojë e dallgëve të forta. Për të ka qenë e vështirë ta pranonte këtë humbje, por me ndihmën e një shoku i cili ishte psikolog, arriti ta kalonte e të bëhej më i fortë përballë situatave të ndryshme në jetë.

Elvis Pupa: Doja me dal se më dukej vetja sikur po rrija kot, thashë më mirë dal jashtë bëj ndonjë punë. Kam dhe një gjë tani në këtë periudhë, një lidhje emocionale me ca data dhe jam çik kshu si… Më kap ndonjëherë kështu dhe mua. Unë mundohem ti kontrolloj emocionet, jam i ndjeshëm por nuk e jap veten, i mbaj gjërat përbrenda e më lodhin.

Olta: Ke humbur një person të afërt?
Elvis Pupa: Babën, me atë e kam. Po i afrohet data e ditëlindjes këtë periudhë. U bënë tetë vite që e kam humbur. Aksident. Them shyqyr që e patëm dhe aq, se disa nuk i kanë, disa nuk i kanë njohur hic. Ishte ak sident në det, ne ishim në Australi, ka ndodhur kështu bam bam. Ka pasur dallgë, është futur dhe nga lodhja e ka lënë zemra. Ka pasur dallgë të forta. Nona ka qenë me të aty edhe e ka vuajtur shumë. Kur të vjen kështu përnjëherë dhe je larg, është e vështirë. Unë e kam kaluar e kam pranuar.

MË TË LEXUARAT

To Top