Lajme

(Video) Zyra e tij mbeti bosh dhe këmishat i ka atje, rrëqethin kolegët e Koço Devoles: Na mori në telefon deri në momentet e fundit, kishte merak për punën

Zyra e Koço Devoles në redaksinë e Top Channel është bosh. Por prezenca e tij është e gjallë me sendet personale. Skaleta e Monitorimeve të datës 15 dhe 16 tetor, para se ai të shkonte në spital për të mos u kthyer ku rrë. Syzet e tij, stilolapsi apo këmishat janë aty.

Ndërron jetë nga COVID-19 Koço Devole

Kolegët më tregojnë rutinën e asaj dite. Piu kafe të shoqëruar gjithmonë me cigaren e pandashme. La me detaje porositë për ditën e nesërme. Pasi ishte ndjerë keq mendonte të shkonte në spital për një vizitë, dhe të kthehej sërisht, por skenari këtë herë i doli jashtë parashikimit.

Koço Devole u diagn ostikua me COVID 19, dhe virusi tinzar i mori jetën. Nuk harronte të komunikonte pothuajse çdo ditë në telefon me redaksinë, gatë kohës kur ishte i izoluar në infektiv. Në telefonatat e tij dëgjoheshin pulsi dhe makineria e oksigjenit. Kolegët kujtojnë t’ju ketë thënë që pavarësisht se mjekët e inkurajonin ai në të vërtetë nuk ndihej mirë.

MË TË LEXUARAT

To Top