Tea ka folur më në fund për historinë që ka bërë namin këto ditë, përmes një videoje të publikuar në Youtube ku fillimisht kërkon falje.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” tregon se lidhja me Beartin ka nisur pas daljes së tij nga emisioni. Ajo shprehet se Andi dhe një pjesë e produksionit e dinin lidhjen e saj.
Sa për fotot, Tea tregon se i ka publikuar vetë ajo me Beartin. “Historia ime me Beartin ka nisur gjatë atij takimi në “Përputhen” , ku na është ngjallur një interes për njëri-tjetrin i pashpjegueshëm. Nuk ia kishim idenë çfarë do ndodhte pas kësaj. Kemi filluar të komunikojmë pasi ai është larguar nga emisioni dhe jemi takuar vetëm një herë. Nga mesi nëntorit vendosa të marr një udhëtim për në Kosovë. Olsa ka qenë në dijeni, Arjani jo. Edhe për vazhdimësinë e njohjes sonë. Kam treguar që kisha komunikim me Beartin dhe që kishim një lidhje.
Pas kësaj nuk dija si të veproja. Ndjeja një përgjegjësi morale. Andi gjithashtu ka qenë në dijeni, por nuk dinte ç’të bënte. Sepse për njerëzit që ishin larguar nga emisioni ishte përmendur gjy qi, gjo ba dhe kjo na bëri që të mos kishim kurajo të merrnim vendime. Kaluan ditët, javët dhe ne prisnim të na largonin nga emisioni. Dilnim në takime ku nuk dinim çfarë të flisnim me njëri-tjetrin. Duke qenë se një pjesë e produksionit e dinin për lidhjen time, prisnim të na largonin. Nuk dinim si të vepronim. Harruam që po gënjenim një popull të tërë.
Në fund të janarit vendosëm t’i jepnim fund edhe pse na sugjeruan të vazhdonim. Por unë ndihesha si e bu rgosur. Doja të isha e sinqertë me publikun. I publikuam ne fotot me Beartin. Pavarësisht ofend imeve, kërcën imeve, ndihem e lumtur që më në fund do e jetojmë jetën tonë siç duam ne”, u shpreh Tea.