Lajme

(Vidoe) Mrekulli nga Zoti! Nxirren të gjallë pas 6 ditësh nën rrënoja babai dhe vajza e tij e vogël

Ekipet e shpëtimit në Gaziantep të Turqisë kanë shpëtuar një baba të quajtur Sezei Karabas dhe vajzën e tij të vogël, Şengul Karabas 132 orë pas tërmetit shkatërrimtar që go diti Turqinë dhe Sirinë.

Në videon e bërë publike nga CNN, babai i vajzës dëgjohet duke iu lutur ekipit të kërkim-shpëtimit që të gjejnë gruan e tij, për të cilën beson se është ende gjallë dhe e bllokuar në një derë.

“Unë jam përgjithmonë borxhli ndaj jush”, dëgjohet duke thënë Karabs teksa ju lutet atyre që të ndihmojnë për të gjetur gruan e tij, për të cilën tha se vrapoi përpara tij momentin e god itjes së tërmetit.

MË TË LEXUARAT

To Top