Prej vitit 2005 kur humbi zgjedhjet parlamentare, në politikën shqiptare Fatos Nano është sha faqur vetëm në rastet kur u vetëofruar për të marrë postin e presidentit.
Nuk dihet nëse për shkak të masave që ka marrë Shqipëria apo vendet e tjera për kufijtë, apo nëse ka qenë një zgjedhje e tij, por ish-kryeministri po i kalon pushimet në vendin e tij.
Në fotot e publikuara nga CNA ai ndodhet, nën shoqërinë e bashkëshortes dhe disa miqëve të tij në plazhin e Qerretit, i distancuar nga njerëzit e tjerë dhe baret e zonës përreth.
Hera e fundit që emri i Nanos është lakuar në media, është mesi i qershorit kur atij dhe bashkëshortes Xhoana iu bënë testet për Covid-19, teste të cilat rezultuan negativ.