Rozë

Vitet ikin shpejt/ Saimir Kodra feston datëlindjen, ja sa vjeç është bërë

Saimir Kodra, një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar, feston sot 49 vjetorin e lindjes. Saimirin të gjithë e njohin si një person të drejtpërdrejtë dhe me humor, dy tipare që e kanë shoqëruar gjithë jetën dhe e kanë bërë që të jetë edhe më i pëlqyer nga publiku.

Saimir Kodra në spital, moderatori i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale - Shqiptarja.com

Moderatori që prej 20 vitesh mban të mbërthyer para ekranit mijëra shikues, ka një karrierë si në televizon, ashtu edhe në botën e animimeve.

Zëri i Saimir Kodrës ka shoqëruar që në vegjëli breza me radhë, pasi ka dubluar në shqip disa nga karakteret e filmave më të dashur për fëmijë.

Humoristi ka dubluar Lumieren te “Bukuroshja dhe bisha”, Mushun te “Mulan”, Jiminy Cricket-in dhe Lampëick-un të “Pinokio”, Guvernatorin Ratcliffe te “Pokahontas”,

Gomarin te filmat e “Shrek” dhe majmunin te “Shrek Forever After”. Gjithashtu, Kodra ka dubluar Huntsmanin te “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” dhe Timon te “Mbreti Luan”.

MË TË LEXUARAT

To Top