Lajme

Viti 2022, po në këtë bashki në Shqipëri nuk ka asnjë farmaci

Që Shqipëria është vend çudirash, tashmë kjo gjë dihet, por historia që do lexoni më poshtë me siguri që nuk do e besoni, por ja që është e vërtetë.

Në juglindje të vendit është një bashki, që nuk ka asnjë farmaci. Seriozisht do thoni ju? Po, po shumë seriozisht, është bashkia e Pustecit.

Kjo është bashkia më e vogël në Shqipëri dhe kur është bërë censusi i fundit në vitin 2011, nuëmronte afro 33000 banorë.

Sigurisht që tani janë akoma dhe më pak duke, dike ditur që emigrimi i viteve të fundit ka përfshirë edhe këtë bashki, ashtu si gjithë pjesën tjetër të vendit.

Pusteci është i vetmi vend ku banorët nuk kanë se ku të blejnë as ilaçet bazë. Banorët thonë se nuk ka farmaci dhe ata shkojnë në Korçë ose Pogradec për ilaçet që iu duhen.

“Turp i madh që gjithë kjo zonë që është këtu të shkojmë në Korçë për një ilaç. Doktori s’ka faj. Farmaci të jetë e hapur dhe të ketë farmacistë”, thotë njëri nga banorët e zonës. Ata kërkojnë që të paktën të hapet një farmaci që mos të sorallaten më në Korçë ose Pogradec.

MË TË LEXUARAT

To Top