Meri Shehu e ftuar te “Rudina” tha se janë 4 shenja që do të ndikohen më së shumti këtë vit. Virgjëreshat hyjnë në një cikël të rëndësishëm marrëdhëniesh dhe mund të dëgjojmë edhe këmbana dasme. Veç Virgjëreshave, lëvizja e Plutonit do të nxisë edhe Ujorët të martohen.
Meri Shehu: 4 nga shenjat që do ndikohen fuqishëm nga Saturni në Peshk janë pikërisht Peshqit, Binjakët, Virgjëreshat dhe Shigjetarët. Saturni prek kryqin e shenjave të lëvzishme, Virgjëreshat do marrin një mësim të rëndësishëm këtë vit ose do futen në një cikël shumë të rëndësishëm. Kjo shenjë hyn në ciklin e marrëdhënieve me të tjerët, bashkëpunim, ndikim në kontakte me të tjerët dhe bisedime shumë të rëndësishme, por Saturni përballë jush jep më shumë avantazhe formatit të bashkëpunimeve, partneriteteve, martesave. Shumë Virgjëresha mund të martohen ose ata që nuk kanë bërë fëmijë mund të bëjnë edhe një fëmijë. Saturni është një detyrim, përgjegjësi që mund të marrin më shumë në jetën e tyre.
Ajo që duhet theksuar është edhe futja e Plutonit pas 20 e ca vjetësh në Ujor. Do rrijë 3-4 muaj këtë vit, pastaj në 2024 do futet tamam, por në përveçse do i ndryshojë jetën shumë Ujorëve të cilët martohen, ikin larg, udhëtojnë, por është edhe ndikimi më elektronik i mundshëm. Informatika, interneti, shkenca do bëhen kaq shumë pjesë e jetës sonë sa unë nuk dua të përsëris veten dhe të them që pas 20 vjetësh nuk e di a do jemi më kështu siç jemi, në këtë format kështu që duhet ta shijojmë veten sepse nuk e dimë ç’do na bëjë teknologjia. Plutoni është në teknologji, shkencë, në një ndikim që ne nuk ia dimë as rrënjën, as fundin, është një tunel që nuk e dimë si do ia dalim. Fillon 20-vjeçari më teknologjik i mundshëm.