Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se të infektuarit aktivë me Covid-19 në Shqipëri, nuk janë në të vërtetë 2735 siç është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Pipero tha se numri I të infetkuarve në Shqipëri është dy apo trefish më i lartë, por raportohen aq sepse ata që merren me hetimin epidemiologjik nuk identifikojnë dot të gjithë kontaktet.
“Së paku duhet të ketë dhe 2-3 herë më shumë dhe për shkak të mungesës së kontakteve të cilët nuk i identifikojmë dot. Këto raste potencialisht mund ti konsiderojmë si kandidat për spital. Mjekët e familjes në koordinim me epidemiologët bëjnë të pamundurën për të menaxhuar situatën,”- tha Pipero.
I pyetur për mënyrën se si mjekohen në shtëpi të infektuarit, Pipero sqaroi se mjekëve të familjes u është bërë trajnim në Urgjencën Kombëtare dhe në bazë të fazës së sëmundjes u është dhënë lista e mjekimeve.