Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 102 qytetarë e kanë fituar bet ejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 164 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 (dje ishin 160), 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Mësohet se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.