Çdo mëngjes ajo pozicionohet në cepin buzë rrugës kryesore për të qenë e dukshme për pushuesit që me mjetet e tyre mësyjnë bregdetin e Sarandës për pushime.
Është 53-vjeçe dhe jeta e ka sfi duar me fatk eqësi. Fillimisht me dia gnosti kimin me k ancerin e gjirit dhe fill më pas me humbjen e bashkëshortit në moshë shumë të re, duke i lënë mbi shpatulla dhe kujdesin për dy fëmijët.
“Jam pak e lodhur, pak e stresuar por shumë e kënaqur që dal dhe punoj që të jetoj, të siguroj të ardhura për familjen” thotë ajo për gazetarin e Ora Verore Ronaldo Sharka.
“Ka 9 vjet që pothuajse gjithçka është shembur. Ka qenë një jetë për bukuri, kam pasur një familje, dy fëmijët dhe bashkëshortin. Im shoq më la, unë jam e o peruar.E kapa me shumë vonesë, vazhdova ciklet e ki miove, rrezet, dhe duhet të shkoj gjithmonë për kontroll por nuk mundem. Nuk kisha sigurime, merrja një ndihmë sociale aty ku jetoj. Kjo ndihma sociale sipas rregullave mu ndërpre prej një viti. Në momentin që bëja kim io humba bashkëshortin. Iku në moshën 45 vjeçare, çunin ma la 12 vjeç. Tani dal të siguroj të ardhurat e mia. Dal të punoj që mos ti shtrij dorën askujt dhe mos të shkruaj emrin në një fletore në dyqan” vijon rrëfimin e saj 53-vjeçarja.