Lajme

Vuante nga sëmundja e keqe, ndërron jetë në moshë të re avokatja shqiptare

Është ndarë nga jeta parakohe avokatja e njohur shqiptare Denisa Daka, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile.

Avokatja Denisa Daka prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa të shumtë kanë qenë miqtë në rrjetet sociale që kanë shprehur ngushëllime për vd ekj en e saj. Ajo cilësohet nga miqtë e saj si një avokate shumë e zonja, e cila ka lu ftuar për të drejtat civile, e sidomos të drejtave të grave dhe të vajzave.

‘Herën e fundit që u pamë, vije drejt meje me një tufë lule në dorë. Folëm për sëmundjen dhe fëmijët. Lamtumirë Denisa Daka, l uft ëtare e të drejtave civile, por sidomos e të drejtave të grave e vajzave. Rishihemi në kohë më të mira. Pushofsh në paqe.’- shkruan ish-ministrja Mimi Kodheli.

Avokatja Mirela Jorgo shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dakës dhe shkruan se Avokatura humbi një avokate të zonjën dhe shoqëria një mikeshë dinjitoze.

Moderatori Ardit Gjebrea shkruan: “I trishtuar pafund jam sot për ikjen tënde kaq shpejt, po nje kafe te fundit ta kishim pire e tè qeshnim! Do te te kujtoj gjithmone per energjine, humorin tend, per optimizmin dhe deshirèn per jete. Avokatja ime e parè – Denisa!”.

MË TË LEXUARAT

To Top