Zvicra është një ma nkth për Serbinë në futboll. Edhe këtë herë, Zvicra ka arritur të fitojë ndaj Serbisë në një ndeshje tepër të mrekullueshme, ku protagonist me një gol ishte Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka u cilësua si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Serbët nuk janë ende të gatshëm për ta përtypur këtë gjë, ku madje në një emision në televizion, kanë shfrenuar edhe imagjinatën me deklaratën e tyre.
“Zvicra ka paguar magjistare për të mal lkuar lojtarët e Serbisë. Ata kanë dy magjistare shqiptare, të tjerët janë afrikane. Secila prej magjistareve paguhet me 10 milionë dollarë”, thanë ata gjatë emisionit.
Kjo në fakt është një gjë e pazakontë, e padëgjuar më parë, ku serbët po mundohen ta shesin në këtë mënyrë përballë publikut humbjen e tyre në Kupën e Botës.
Serbia’s fans chanting “Kill, kill, kill Albanians [using a slur]” during the Switzerland-Serbia match. @FIFAcompic.twitter.com/I70yLVVmQv
— Admirim (@admirim) December 2, 2022