Moderatorja Xhemi Shehu i suprizoi të gjithë teksa njoftoi shkëputjen e saj nga ekrani. Mirëpo duket se tashmë ia ka ndjerë mungesën ekranti dhe ka njoftuar se do të rikthehet sëshpejti.
Ajo thotë se po shqyrton dy projekte që i janë ofruar dhe më pas do të marrë një vendim. “Më janë propozuar dy projekte që vijnë për herë të parë në Top Channel. Po i vlerësoj. Ende nuk kam një përgjigje finale, por shoh dritë jeshile.
Ishte një moment pauze, e shijova dhe kuptova që më mungon ekrani. Është koha për një rikthim”, rrëfeu Xhemi, e ftuar në “Ëndërrtjerrësit”.
Kujtojmë që pak ditë më parë u përfol se Xhemi Shehu dhe Altin Basha do të vijnë bashkë në ekran me një emision që ka në thelb transformimin e ‘Portokallisë’. Një lëvizje kjo që sikurse u pëfol do të spostojë moderatoren Fjoralba Ponari nga ky format televiziv.