Rozë

Xhemi Shehu flet si rrallë më parë për jetën private dhe të shoqin: Visi është shumë i urtë, nuk para bërtet dhe mirë bën

Xhemi Shehu është një nga personazhet që ka zgjedhur që jetën e saj private ta mbajë sa më shumë të rezervuar, dhe kur vjen te bashkëshorti i saj fotot me të në rrjetet sociale nuk ekzistojnë.

Ja kush është bashkëshorti i Xhemi Shehut që ajo e mban larg syve të publikut (Foto) | BoldNews.al

Megjithatë në një intervistë të dhënë së fundi për ‘Who’, Xhemi ka zbuluar më shumë për marrëdhënien me të shoqin, Visin, për të cilin thotë se është shumë më i butë se ajo me fëmijët.

“Oooo unë jam xh andari i shtëpisë, nuk e dua këtë rolin, por mua ma kanë lënë. Visi është shumë i urtë me fëmijët, nuk para u bërtet dhe mirë bën, se në përgjithësi në çift njëri duhet të jetë më i rreptë se tjetri, njëri duhet të hapë rrugë. Unë nuk hap rrugë, nuk e di pse jam kështu. Bëhem pishman pasi bërtas dhe mundohem që ta korigjoj duke i marrë me të mira.

Nuk jam një mama që llastoj fëmijët, dua që të rriten me këmbë në tokë, dua që të rriten me JO-në, dua që fëmijët e mi t’i fitojnë gjërat vetë, nuk dua që t’ua jap gati, sepse në jetë asgjë nuk të vjen gati. Duhet të impenjohesh për çdo gjë dhe me këtë frymë dua t’i rris, që nesër pasnesër mos të zhgënjehen, sepse unë dhe Visi s’do jemi gjithmonë pranë tyre.

Nuk di të them a jam nënë e mirë apo jo, por po mësoj dhe unë bashkë me ta. Prindërimi është i vështirë dhe nuk është se ka ndonjë formulë ekzakte se si duhet bërë, por eksperienca bën të vetën”, ka treguar Xhemi.

E BUJSHME/ Xhemi Shehu largohet nga Top-Channel, braktis karrierën 17-vjeçare në televizon, ja me çfarë do merret moderatorja – Dosja AL

Xhemi Shehu jep dorëheqjen nga Top Channel! - Bota Sot

MË TË LEXUARAT

To Top