Nën moton e këtij viti, “Një Miss, Një Kala, Një Histori”, bukuroshja Drita Ziri rrëmben kurorën e “Miss Shqipëria 2022”. Mbrëmjen e të dieles u mbajt eventi më i madh të bukurisë “Miss Shqipëria 2022”, ku dhe u përzgjodh më e bukura mes vajzave shqiptare. 27 vajza finaliste garuan mes tyre për të rrëmbyer kurorën nga kalaja e Porto Palermos në Himarë.
Ky ishte edicioni i 24-t i ‘Miss Shqipërisë’ dhe mbante vulën e producentit Petri Bozo. Motoja e përzgjedhur, “Një Miss, Një Kala, Një Histori”, ndërthurte në mënyrë të vecantë trashëgiminë kulturore dhe turizmin me bukurinë e vajzave.
Disa nga emrat më të njohur që kanë fituar çmimin ndër vite mund të përmendim: Agnesa Vuthaj, Zajmina Vasjari, Almeda Abazi, Nevina Shtylla, etj.