Rozë

Ylli komunist u shfaq në festivalin e madh në Tiranë/ Ende nuk dihet pse ndodhi kjo

Festivali “Sunny Hill” ka mbyllur mbrëmjen e djeshme siparin e tre netëve elektrizuese në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Evropa kanë performuar për tre netë me radhë hitet e tyre më të njohura.

Por, në mbyllje të “Sunny Hill” në skenën gjigante para mijëra të rinjve, është shfaqur flamuri shqiptar me yllin kom unist në krye. Një simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të dik tat urës, për t’u hequr përgjithmonë në 1992.

Nuk dihet nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur të vetëdijshëm flamurin me yllin komunist në skenën e festivalit. Por foto ka ngjallur mjaft debat pasi ylli përfaqëson një ndër sistemet më te eg ra dhe total itare në Evropë, diktaturën e Hoxhës.

MË TË LEXUARAT

To Top