Rozë

Zajmina Vasjari është shtatzënë për herë të dytë, Çiljeta Xhilaga i bën komentin epik: Paç…





Zajmina Vasjari ka ndarë para disa ditësh lajmin se është në pritje të ëmbël me ndjekësit e saj dhe këto ditë ka postuar shpesh foto duke treguar se në fizikun e saj kanë nisur të shfaqen shenjat e shtatzënisë. Ajo postuar një fotografi në rrjetin e saj social Instagram ditën e sotme ku tregon barkun e rrumbullakosur, por ajo që të bën më shumë përshtypje është komenti që Çiljeta Xhilaga i bën asaj në foto.

“Barkalece inshallah ke dorën e mbarë”, shkruan Çiljeta çka në lë të kuptojmë se ndoshta ajo ka shprehur dëshirën për një tjetër fëmijë.

Xhilaga është mamaja e një ndjali, Fernandos dhe duket se kjo i ka shijuar pa fund ndaj uron që Zajmina të ketë “dorën e mbarë”. Nëse kjo është e vërtetë së shpejti do të kemi një lajm të ëmbël edhe nga Çiljeta.





MË TË LEXUARAT

To Top