Rozë

Zana Avdiu ofendoi Granit Xhakën i kthehet babai i tij: E ke harruar çfarë u bënë serbët grave në Kosovë?

Babai i Granitit, Ragip Xhaka e ka paralajmëruar aktivisten feministe Zana Avdiun, që të mos flet më për familjen e tij.

Gazeta zvicerane: Rrnoftë Granit Xhaka! – Demokracia

Postimi i fundit i Avdiut është bërë viral në rrjetet sociale, ku kjo e fundit kritikoi veprimin e Granit Xhakës gjatë ndeshjes ndaj Serbisë dhe e quajtur ‘rru gaq’.

Derisa ishte drejtpërdrejt në “T7”, babai i lojtarit që përfaqëson Zvicrën, Ragipi ka thënë se Avdiu duhet të ketë kujdes për familjen Xhaka, duke shtuar se djali i tij gjithmonë në Angli mundohet të tregojë se cfare kane bere serbët tek 20 mijë gra.

“Me Granitin kontaktoj ditë për ditë. Është çështje private, nuk kam pse të tregoj se çfarë ka thënë Graniti. Pak a shumë mundeni me e ditë çka ka menduar Graniti“.

“Zana Avdiut le t’i vjen tu rp. T urp le t’i vjen që e quan Xhakën rrugaq . Është e turp shme që ajo i del kundër shqiptarisë, nuk e di çka është sporti, e çka janë emocionet“

“Graniti është lë nduar shumë nga këto njerëz si kjo zonja (Zana Avdiu). Nuk lënd ohet nga kundërshtarët apo arm iqtë, por në këso rastesh. Kemi mbi 20 mijë gra të dhu uara, ai është munduar t’iu tregojë të gjithëve në Angli se ata (serbët) kanë dhu uar gratë kosovarë, ndërsa kjo qohet edhe i thotë rru gaq. Ajo është rrug aqja, kërkoj falje për këto shprehje, por ajo duhet të ketë kujdes kur flet për familjen Xhaka“.

Lidhur me këtë reagoi menjëherë edhe Avdiu, duke i thënë: “Pse çfarë do të ndodh?”.

Përgjigja e Ragipit ishte: “Ke kujdes shumë për familjen Xhaka që shkruan se do përgjigjesh në çdo mënyrë. Por, pastaj është shumë vonë. Ti nuk e di çfarë do të ndodh“.

Pasi e mbylli telefonin, Avdiu refuzoi ta komentojë situatën duke shtuar se statusi i saj ka qenë që ai veprim të mos ndodh në shoqëri.

Rasti i sulmit ndaj alpinistes Mrika Nikqi, Zana Avdiu: Po të mos dilnin pamjet… - GazetaBlic

MË TË LEXUARAT

To Top