Në informacionin që iu transmetua mbrëmë Kiara Titos ishte një lajm për Butrint Imerin dhe një tjetër për Roni Kokën, i cili është përfolur si i dashuri i moderatores. Këto informacione iu dhanë Kiarës si avantazh duke qenë se ka qenë liderja e shtëpisë gjatë javës që lamë pas.
Por si i priti Luiz Ejlli këto lajme? Gjatë një bisede me banorët, ai është shprehur se nuk i intereson çfarë ka bërë Kiara para se të njihej me të pasi ajo ka jetuar dhe është mëse normale. Këngëtari ka shtuar se atij i intereson vetëm pjesa pas 24 dhjetorit, ku u njohën bashkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Ja kam thënë dhe Kiarës. Unë mërzitem për çfarë mund të ndodhë nga data 24 Dhjetor e këtej, se ça ka ndodhur më përpara…ti nuk ke ardhur nga qielli, ke pasur një jetë, ke pasur një lidhje, dy, tri, pak rëndësi ka.
Nuk e kam ndërmend as t’ja numëroj as ti them qysh, kur, si, tek. Do me fol vetë se ka ndonjë t raumë, ndonjë siklet, ndonjë ankth? Ma thuaj se ndoshta lirohesh, është pjesë e saj. Ama çfarë ka pasur ka pasur. Unë nuk jam i kulluar, për t’i kërkuar llogari asaj unë duhet të jem i kulluar për vete”, tha Luizi.