Gazetari Baton Haxhiu është shprehur se kryeministri Rama më 25 prill do të marrë mandatin e tretë për të qeverisur vendin.
Në emisionin “As pro, as kundër” Haxhiu tha se PD dhe LSI nuk do të jenë në garë së bashku. Ai tha se nuk do të ketë mes tyre një koalicion para zgjedhjeve.
Baton Haxhiu: Gjërat kanë përfunduar të gjitha, jemi në garë zgjedhore. Asnjë opinion i Vencias, asgjë. Edhe LSI nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike. PD është një forcë e madhe politike e cila ka peshën e vet të situatës dhe nuk do rrez ikojë situatën e vet me çfarëdo koalicioni.
Politika nuk jep garanca të tilla. Nuk e di kush e ka ofertën më të mirë për koalicione në të ardhmen. Sa i përket zotit Duka pozicioni më komod si parti politike e ka partia e tij, sepse ka një synim.
Robert Aliaj: Me çfarë po thoni ju më duket sikur po thoni që do të fitojë Rama.
Baton Haxhiu: Nuk ka diskutim që do të fitojë Rama dhe PS.