Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani do të garojë së bashku me listën e Lëvizjes Vetëvendosja në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lajmi është bërë i ditur gjatë një konference për media nga Vjosa Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti. “Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion…”, tha Kurti.
Ai tha se më 16 janar do ta dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.