Rozë

Zhaklina dhe Dalina Buzi kapen keq: Nuk ta kam futur unë, fol me autoret

Konfliktin që nisi muaj më parë pas një puntate të “Goca dhe Gra” ku Zhaklin Lekatari ishte e ftuar dhe Dalina Buzi moderonte bashkë me koleget e saj, duket se gazetaret nuk kanë ndërmend ta ndalojnë, teksa herë pas here gjejnë shkak për të debatuar në distancë me njëra-tjetrën.

Kujtojmë që “d ueli” mediatik fillestar mes tyre nisi pas cështjes së Fifit, pas një deklarate që këngëtarja kishte bërë në atë kohë për partnerin dhe u trajtua në programin e Top Channel.

Ndërkohë pak javë më parë, nisur nga pozicioni i saj i ri si opinioniste në “Big Brother”, Zhaklinës ju kërkua të komentonte mbi disa mendime që Buzi kishte për ngjarjet në reality show, kërkesë së cilës Lekatari ju përgjigj në një postim në rrjetet sociale: “Nuk marrë njerëz nëpër gojë unë. Sidomos kur ftoj nëpër emisione me titull “Goca dhe Gra”. S’më pëlqejnë thashethemet”

Po ashtu, e ftuar në një intervistë pak ditë më parë, Zhaklinës ju kërkua sërish të komentonte rreth Dalinës, gjë për të cilën ajo nuk hezitoi, duke kërkuar që të shmangej një përballje mes tyre, megjithatë duke zbuluar disa detaje nga konflikti i tyre në emision kohë më parë.

“Dalina është një profesioniste, e zonja në fushën e saj. Në fakt ne nuk kemi më kontakt nga “Goca dhe Gra” sepse unë kam qenë e ftuar pas ngjarjes që ndodhi me Fifin. Dhe me thënë të drejtën nuk u prita shumë mirë në atë emision, u ndjeva shumë e sulmuar. U ndjeva e mas htruar.

MË TË LEXUARAT

To Top