Mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP Prime” u diskutua debati i bërë pak ditë më parë mes Kiarës dhe Luizit. Moderatorja tha se tashmë janë sqaruar dhe “fajësoi” nervat e saj për situatën e krijuar.
Mirëpo, opinionistja Zhaklin Lekatari i tha se sipas saj, Luizi e do jashtë shtëpisë në mënyrë që t’i përkushtohet vetëm lojës.
“Nga një anë, më vjen keq për Kiarën që nuk e zbaton lojën e saj. Unë besoj se Luizi e do atë jashtë shtëpisë. Shpesh e kam dëgjuar që ka thënë, sa të mbarojë “Shën Valentini” ti do jesh jashtë”, tha ajo.
Nga ana tjetër Kiara u shpreh se ka besim te Luizi. “Unë ndjej që Luizi më do brenda shtëpisë dhe nuk mendon se e pengoj brenda shtëpisë”, tha moderatorja.