Rozë

Zhaklina iku nga shtëpia e ‘Big Brother’ prej Olta Gixharit? Ja çfarë ka nisur të thuhet

“Pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe pas konsultës me psikologun, Zhaklina ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë”-ishte ky komunikimi me të cilin “Big Brother Vip” lajmëroi ikjen e moderatores Zhaklina Gjolla nga shtëpia.

Mori fund armiqësia? Zhaklina dhe Olta përqafojn - Syri | Lajmi i fundit

Ishte aktori Amos Zaharia ai i cili lexoi komunikimin për banorët, të cilët u ngritën në këmbë duke thënë “Të duam Zhaku.” Pak sekonda më vonë Amosi shprehet “kaq ishte”, ndërsa banorët si të “çliruar” vijojnë me programin e tyre. Ai që mori vëmendje ishte edhe Armaldo, i cili pas komunikimit ia mori këngës sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Kjo u reflektua edhe në komentet në faqen zyrtare të programit, ku ndjekësit ishin të shpejtë për të gjykuar çdo mendim e lëvizje të momentin nga banorët.

Fillimisht urojmë që Zhaklina të jetë tani në gjendje të mirë, pasi shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik.

Zhaklian përgjatë ditëve të fundit është parë disa herë në gjendje jo të mirë dhe e përlotur, ku disa nga banorët janë munduar t’i qëndrojnë afër për ta mbështetur.

Shpeshherë, si në rastin e fundit, shëndetit mendor nuk i kushtohet rëndësi, pasi njerëz të ndryshëm e shfaqin në mënyra të ndryshme. Ndonjëherë është edhe e pakuptueshme nëse dikush po vuan nga gjendja psikologjike, apo ka ankth.

Kjo nuk vlen vetëm për Zhaklinën por edhe për banorët e tjerë, konkretisht për aktoren Olta Gixhari. Kjo e fundit po kryqëzohet nga komentuesit në rrjet dhe po etiketohet si një njeri “negativ” dhe fajtore për ikjen e Zhaklinës. Ndërsa flasim për gjendjen psikologjike të moderatores, nuk duhet të lëmë menjëanë as gjendja e aktores, pasi nuk mund ta dimë edhe mënyrën se si ajo i përjeton gjërat dhe shpreh gjendjen e saj. Që prej Prime-it të kaluar, Olta refuzoi të shkonte në rulot, pasi zbuloi se ishte klaustrofobike. Më pas ajo vendosi të ‘sakrifikojë’ për banorët e tjerë, duke iu bashkuar Armaldos në rulot. Që prej asaj dite, Olta ka shfaqur shpesh momente tensioni, ka debatur me disa banorë, mes tyre edhe miku i saj i ngushtë Amos Zaharia. Aktorja gjithashu u bë virale për një moment ku që në mëngjes iu kthye Armaldos në tone të ashpra. Kjo tregon që edhe Olta po e përjeton presionin që ka, fillimisht si banore e “BBV”, e mbyllur brenda një hapësire ruloti.

Edhe vetë Zhaklina pati shfaqur momentet e saj të dobësisë kur ishte në rulot me Ronaldo Sharkën, madje u pa edhe duke shpërthyer në lot, por ajo nuk u gjykua nga askush.

Zhaklina e tregoi që është në gjendje të rënduar, po banorët e tjerë? Në rastin konkret, po Olta a duhet të gjykohet kaq shumë dhe a ndikojnë të gjitha këto në gjendjen e sa?

Ky është një debat i pafund, ku vlen edhe fjala e ekspertëve. E rëndësishmë është që, pavarësisht lojës, hatërmbetjeve, apo milionave që janë në mes, banorët të jenë të qetë e në gjendje të mirë.

Problemet me shëndetin mendor kanë qenë tematikë edhe në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, ku si pasojë pati edhe debate të ashpra mes konkurrentëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Theks i veçantë për këto probleme u vunë tek dy banoret, Fifi dhe Semi Jaupaj, e madje kjo e fundit zbuloi se për vite me radhë ka qenë në terapi, dhe tani me futjen në shtëpinë e Big Brother, i është kthyer sërish.

Ishte fillimisht këngëtarja Fifi ajo e cila pati probleme aty brenda, ku doktorët ndërhyn për të stabilizuar gjendjen e saj, ku më pas vlerësuan se ajo mund të vazhdojë lojën, derisa në anën tjetër Semi pësoi sulm paniku gjatë spekaklit, ku Arbanës iu desh edhe të ndëpriste lidhjen direkte me banorët në shtëpi.

Olta Gixhari sapo i hodhi një ‘thumb’ banores së BBV Albania: Pse nuk i bëni gati valixhet?3Nga projekti i preferuar tek planet e 2023, Bardhi zbulon më shumë nga vetja4Kur duhet hequr pema dhe zbukurimet e festave të fundvitit?

Vjen, hedh shashkën, hedh helmin dhe ikën”, Olta Gixharit nuk i 'del inati'  me Zhaklinën: Unë atij njeriu nuk i hedh as sytë – Balkanweb.com – News24

MË TË LEXUARAT

To Top