Forcat ruse që kishin pushtuar centralin bërthamor të Çernobilit, janë larguar nga objekti dhe janë nisur drejt kufirit me Bjellorusinë, raporton pperatori shtetëror bërthamor i Ukrainës.
Në një deklaratë zyrtare, Energoatom njoftoi se ‘okupatorët, të cilët pushtuan termocentralin bërthamor të Çernobilit dhe objektet e tjera në zonën e përjashtuar, janë nisur në dy kolona drejt kufirit ukrainas.
Gjithashtu njoftohej se ‘forcat ruse ishin tërhequr gjithashtu nga qyteti i afërt i Slavutych, ku jetojnë shumë nga punëtorët që i shërbejnë objektit të Çernobilit’.
Ende nuk dihet se çfarë qëllimi kanë rusët me këto lëvizje të fundit, pasi deri tani është aluduar se forcat ushtarake po ndryshojnë strategji dhe po rigrupohen për një tjetër ofensivë.