Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare fotografi i njohur kosovar Agush Qorri.
Ai ka humbur betejën me koronavirusin, ndërsa ishte babai i dy dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë të afërmit e të ndjerit.
“Të dashur miq, është ndarë nga jeta fotografi i mirënjohur Agush Qorri.
Ju njoftojmë së pas një betejë të shkurtër më COVID-19, Sot në ora 2:15 e mëngjesit në moshën 80 vjeçare është ndarë nga jeta Agush Qorri.
Agush Qorri njihet si fotograf që nga viti 1967 dhe prindi i dy dëshmorëve.