Lajme

Zi dhe lot/ Humb jetën nga Covid-19, biznesmenia e njohur shqiptare





Ka humbur jetën nga Covid-19 sipërmarrësja e njohur në qytetin e Durrësit, Shpresa Prodani. Njoftimin për humbjen e trishtë e ka bërë vajza e madhe e saj, Evis Prodani, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Mamase, shoqes, dhe keshillueses me te mire qe mund te kishim kerkuar. E dime qe ti je me babin dhe do vazhdosh te na shohesh. Te duash shume!! RIP”, shkruan Evisi në postimin e saj.

Shpresa 17 vite më parë, në 4 janar 2004, do të humbiste bashkëshortin, Shpëtim Prodani, një person i njohur në qytetin bregdetar. Ajo lindi në Tiranë më 12 shkurt 1952. Ishte një studente e talentuar e Inxhinierisë dhe për shumë vite do të angazhohej në arsimin profesional në Durrës, duke përgatitur breza të tërë gjimnazistësh.






MË TË LEXUARAT

To Top