Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër ish-sportisti të njohur shqiptar. Ish-kampioni i Shqipërisë në mundjen e lirë dhe xhudo Shkëlqim Troplini është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare.
Ai u dërgua dje me urgj encë në Spitalin e Durrësit, por gjendja e tij është e rënduar dhe nuk mundi të shpëtonte.
Shkëlqim Troplini ishte njëri prej më të suksesshëm të Shqipërisë në vitet 1987-2003 duke u shpallur kampion i mundjes së lirë, ndërsa në vitin 1994 u shpall dhe kampion kombëtar i xhudos.
Ai përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike të vitit 1996 në Atlanta të SHBA-së, kurse në 1995 u rendit mes 8 më të mirëve në kampionatin europian të mundjes.