Biznesmeni i njohur shqiptar Astrit Kolli është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare.
Mësohet se Kolli prej ditësh ishte në betejë me Covid-19 pasi kishte rezultuar pozitiv, ndërsa fatkeqësisht nuk ka arritur t’ia dilte dot.
Biznesmeni është pronari i kompanisë ‘Grand Idea’, e cila merret me stampime e printime.
Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga miqtë e tij të cilët kanë shprehur hidhërimin për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të Kollit.