Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se një 63-vjeçar, me detyrë infermier në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë.
I infektuar prej disa ditësh me koronavirus, Pëllumb Maletaj nuk ka mundur dot ta fitojë b etejen me këtë virus.
Ai vuante dhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.
“Bet ejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63-vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve. I shprehim ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje jo vetëm për familjen por edhe për sistemin tonë shëndetësor”, deklaroi sot MSH.