Ka ndërruar jetë në Kosovë, gjinekologu i njohur, Dr. Burim Krasniqi pas përballjes me sëmundjen COVID-19. I ndjeri ka qenë duke u trajtuar që disa ditë në mjekimin intensiv qendror në QKUK, pasi i ishte komplikuar gjendja nga coronavirusi.
Lajmin për vd ekjen e tij e kanë konfirmuar edhe kolegët, drejtori i Klinikës Dr. Jakup Ismajli dhe dr. Ilir Azizi. “Shoku im më i mirë… Dr. Buki (Burim Krasniqi).
Nder të kem një mik e koleg sikur ti. Në lu ftë me shumëçka dole triumfues, e besoja që do dalësh edhe në këtë. Ke qenë shembull për të gjithë. Gjithmonë do të kujtojmë. Ngushëllime familjes dhe kolegëve. Pusho i qetë shoku im. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën punove dhe e ke dashur gjithmonë”, ka shkruar Ismajli.
“Zoti ne xhenet te drejtoft shoku jem”, ka shkruar Dr. Ilir Azizi. Krasniqi është mjeku i shtatë që kanë ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19 në Kosovë.