Miley Cyrus ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur gjyshen e saj, Loretta Finley. Ajo ndau disa foto e video me gjyshen e saj të cilën e quan “Mammie”.
“Edhe pse je larguar …. asgjë nuk do të ndryshojë. Ti do të jesh gjithmonë ikona ime e frymëzimit dhe e modës”, shkruan këngëtarja.
Ajo ka ndarë edhe momente të tjera, duke treguar sa e prekur është për këtë humbje. Kujtojmë se pak kohë më parë Miley i dha fund lidhjes me Cody Simpson dhe me siguri kjo nuk është një periudhë fort e mirë për të.