Lajme

Zia s’po ndalet në Shqipëri/ Covid-19 i merr jetën fotografit të njohur: Pse o virus i mallkuar?





Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 82-vjeçare fotoreporterit të njohur Luigj Preçi. Ky i fundit ishte fotograf sporti me 60 vite eksperiencë.

FSHF respekton kontributin e Luigj Preçit - FSHF

Ndër vite, ai ka mundur që ta përcjellë sportin shqiptar në mënyrën më të bukur të mundshme, me detaje dhe shumë ngjyra. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta sot e ka bërë me dije gazetari i sportit Dëfrim Methasani, me anë të një shënimi në rrjete sociale.

Shënimi i plotë

Humbëm sot në mesditë edhe një shok dhe koleg të nderuar, fotoreporterin e njohur Luigj Preçi. Covid i mal lkuar po merr çdo ditë jetë njerëzore. Kështu e rrëzoi edhe pasionantin e fotografisë sportive, njeriun humanist qê çdo foto që realizonte nuk e shiste, por e dhuronte me autograf. Luigji është vëllai i komentatorit të shquar sportiv dhe zërit tradicional në radio Tirana, Rrok Preçi. Për 60-të vjet me radhë ai vrapoi në fusha dhe stadiume, veçmas pas Partizanit dhe kombëtares që i kishte pikë të dobët. U prehsh në paqe o mik i mirë. Respekt dhe mirënjohje për gjurmët që ke lënë pas.

4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 6 numri i të prekurve – A2 CNN





MË TË LEXUARAT

To Top