Nuk kalon një ditë pa një debat ku përfshihen personazhet e “Përputhen”, jo vetëm në studion e programit të tyre, por edhe në rrjetet sociale e kudo tjetër.
Dita e djeshme, përveç se solli largimin e Fationit nga emisioni, ka sjellë edhe një përplasje “reality show”-sh, teksa ish-banori i Big Brother Damiano Agalliu ka debatuar online me Melisën. Kjo e fundit në fakt nuk ka dashur t’ja përmendë emrin Damianos në përgjigjen e saj, por gjithesi gjithçka ishte e kuptueshme. Çfarë ndodhi më ekzatësisht?
Damiano kishte shprehur mendimin e tij në profilin në Instagram pasi kishte parë “Përputhen Prime”, ku ndër të tjera foli për formatin, rolin e Bora Zemanit dhe Arjan Konomit dhe komentoi mënyrën se si sillej Melisa në studio dhe takime.