Lajme

”Zoti të na ruaj”/ Bën thirrje Presidenti i Ukrainës: Kemi nevojë për avion, po ra Ukraina radhën e kanë këto tri vende

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka dhënë një konferencë shtypi, ku i bëri thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë luf tarakë.

“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt, të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, atëherë më jepni avionë,” tha ai. “Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës”, shtoi ai, raporton BBC.

Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në lu ftë me të gjithë anëtarët.

Zelensky i ka bërë thirrje gjithashtu Putinit për bisedime. Sipas tij bisedimet e drejtpërdrejta me Vladimir Putin janë “e vetmja mënyrë për të ndaluar l uftën”.

”Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sul mojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni to kën tonë,” tha ai..

MË TË LEXUARAT

To Top