Lajme

32-vjeçarja hodhi foshnjën në lumë, gazetari zbulon emrin e saj: Ajo nuk ishte e martuar

Detaje te tjera janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Shkodër mbrëmjen e së premtes, ku 32-vjeçarja Oriana Gremi hodhi në lumin Kir foshnjën e saj 10 ditëshe.

Gazetari i Euronews, Teodor Gjerga, zbulon se e reja ka dëshmuar përpara po licisë se e kreu aktin e ëndë pasi nuk kishte mundësi ta mbante fëmijën.

Gjerga tha se 32-vjeçarja nuk rezulton e martuar dhe ishte me banim te dajat e saj. Sipas tij identiteti i të atit të foshnjës nuk dihet ende.

Sipas informacioneve nga spitali rajonal, ajo nuk ka pasur një gjendje të rënduar psikologjike apo të disponojë një kartelë të problemeve të shëndetit mendor”, tha Gjerga.

MË TË LEXUARAT

To Top