Lajme

”Jemi me të”/ Edi Rama flet për Presidentin e Ukrainës: Nuk prisja që një aktor të arrinte kaq shumë

Kryeministri Edi Rama sapo ka shprehur mbështetjen e tij publike për presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Ky i fundit është bërë emri më i lakuar i ditëve të fundit.

Ndryshe nga sa pritej prej rusëve, ai nuk ka hequr dorë nga detyra në ditët më të vështira të jetës së tij dhe të shtetit të Ukrainës, duke mos pranuar të largohet në Amerikë.

Zelensky vijon të jetë president dhe madje 100% krenar, duke mbajtur edhe familjen në Ukrainë, pavarësisht se e di se situata vetëm do përkeqësohet dhe shëndeti i fëmijëve nuk ka garanci.

Rama ka bërë retweet një postim ku Zelensky cilësohet publikisht si nga një nga liderët më të mëdhenj të shekullit të ri. Në fakt, ai është vërtet i tillë dhe e ka dëshmuar këto ditë.

“S’e kisha menduar kurrë në jetë, se ky tip i lezetshëm që dilte në televizion përmes humorit, do të kthehej në një nga liderët më të mëdhenj të shekullit të 21-të”, i bën retweet Rama një postimi.

Jemi 100% dakord me kryeministrin kësaj radhe. Zelensky ka një histori vërtet unike e speciale, sepse nga aktor humori u bë numri 1 i Ukrainës. Eshtë sikur Bes Kallaku t’i zërë vendin Ramës!

MË TË LEXUARAT

To Top