Lajme

Ja çfarë ndodhi në takimin për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës/ A ishte i pranishëm Putin?

Dalin pamjet e para nga takimi për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në videon e publikuar në rrjete sociale shihen delegacionet e dy vendeve të cilët zënë vendet e tyre në prani dhe të mediave.

Delegacionet e dy vendeve janë takuar në brigjet e lumit Pripyat në territorin bjellorus.

Në krye të delegacionit rus është ndihmësi i presidentit rus Vladimir Medinsky, ish-ministër i Kulturës, shumë i afërt me qëndrimet e Vladimir Putinit për Ukrainën.

Delegacioni ukrainas udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov dhe kreu i partisë së Presidentit Zelensky, David Arakhamia.

MË TË LEXUARAT

To Top