Ndërsa miliona njerëz në Ukrainë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre nga us htria ruse, presidenti Vladimir Putin thuhet se po qëndron në një nga tetë pallatet e tij.
Nuk është e qartë se në cilën prej tyre po qëndron aktualisht, por një gjë që ka të ngjarë është se ai po përdor flotën e tij të limuzinave luksoze të pathyeshme për të lëvizur.
Putin thuhet se zotëron një shumëllojshmëri limuzinash të papërshkueshme nga p lumbat që arrijnë shifrën e 142 milionë eurove.
Thuhet se këto automjete përmbajnë ambiente të brendshme luksoze dhe masa edhe të forta sigurie. Limuzinat u zbuluan për herë të parë gjatë inaugurimit të katërt presidencial të Putinit, kur u përdorën si transportuese për një ceremoni luksoze në Kremlin në vitin 2018.
Limuzina Aurus Senat është në thelb një kështjellë e lëvizshme që kombinon luksin me ‘padepërtueshmërinë’. Edhe pse duket si një Rolls-Royce, automjeti i presidentit rus është ndërtuar me porosi me ndihmën e Porsche.