Lajme

Rusët nuk kanë më mëshirë/ Raportohet se i kanë marrë jètën aktores së njohur

Një aktore ukrainase, Oksana Shvets, e njohur për punën e saj në ekranin e kinemasë dhe të teatrit, u vra në një sulm me raketa ruse në Kiev. Këtë e ka bërë të ditur teatri vendas, siç raportojnë mediat ndërkombëtare.

“Nuk ka falje për a rmikun që ka ardhur në tokën tonë!”, vijon deklarata nga teatri.

Aktorja ishte vlerësuar me një nga çmimet më të larta artistike në vendin e saj për angazhimin e saj të vazhdueshëm ndaj teatrit. Shvets ishte anëtare e trupës së Teatrit të Rinj që nga viti 1980, sipas Variety.

Përveç punës së saj skenike, ajo luajti në filma të ndryshëm ukrainas, duke përfshirë “Nesër do të jetë nesër”, “Sekreti i Shën Patrikut”, “Kthimi i Mukhtarit” dhe shfaqjen televizive “Shtëpia me zambakë”.

MË TË LEXUARAT

To Top