Rozë

U tha se Iliri s’i donte shqiptarët në Itali/ Ai dhe gruaja e tij bëjnë gjestin rrëqethës për djaline Kledi Kadiut

Një lajm të hidhur dhe një rrëfim të trishtë dha ditën e djeshme balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij, Charlotte Lazzari.

Çifti i njohur u bënë prindër për herë të dytë disa muaj më parë kur erdhi në jetë djali i tyre Gabriel. Mirëpo duket se kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë për çiftin pasi vogëlushi i porsalindur ka patur probleme shëndetësore.

“Në 13 ditë pas lindjes, Gabrieli shfaqi ethe dhe konvulsione të rënda, shprehje e një diagnoze mjaft komplekse: meningo-encefalit”, u shpreh Kleidi.

Kledi e përkufizoi lajmin si “fillimi i një kalvari që na ka vënë vërtet në provë”. Fëmija mbijetoi dhe “pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin prej heroi, përdori të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar”.

Gabriel, shpjegoi balerini, është kthyer në shtëpi “pas më shumë se një muaj e gjysmë shtrimi në terapi intensive dhe shumë e shumë ekzaminime”.

Ndaj çifti nuk u dorëzuan dhe filluan të luf tojne së bashku me të voglin.

Dhimbjes së Kledit i kanë dhënë forcë shumë figura publike dhe mes tyre edhe Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij.

“Forca Gabriel jemi me ty”, shkruan Iliri. “Leximi i këtyre gjerave te dhemb gjithmonë në zemër.. veçanërisht për ne që jemi prindër dhe mund te kuptojmë veshtirësinë me të cilën jeni përballur gjithë këtë kohë. Një përqafim për ty dhe forca Gabriel”, shkruan Emanuela, partnerja e Ilirit.

Komentet e tyre marrin vëmendje, pasi gjatë qëndrimit në “Big Brother” Ilir Shaqiri u aku zua shumë për mos mbështetjen e kolegëve të tij dhe se jeton nën hijen e Kledi Kadiut.

Ishte balerini Oni Pusitna dhe balerini tjetër Eltion Merja që aku zuan Ilirin se nuk i mbështet dhe madje xhelozon kolegët shqiptar në Itali. “Ka një jetë që xhelozon shqiptarët e suksesshëm në Itali dhe se përpiqet përmes intrigave që të jetë në nivelin e tyre”, u shpreh Oni Pustina.

MË TË LEXUARAT

To Top