Rozë

Habit Tea: Kam nevojë të hipi në një gomone dhe të iki në Angli

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Tea Trifoni është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here realizon biseda me ndjekësit e saj.

Perputhen (2020)

Së fundmi ajo iu ka rrëfyer ndjekësve se po mendon të largohet jashtë Shqipërisë. “Kam një mendje të rezervoj një vend në gomone e të iki për Angli”- shkruan ajo në Instastory, ku hapi një ‘ask me a question’ .

Një ndjekës e ka pyetur nëse e kishte seriozisht dhe ajo u shpreh se: “Nuk e kam seriozisht, nëse do iki kam për të ikur në mënyrë ligjore”, duke zbuluar më pas edhe sugjerimet dhe ‘ofertat’ e ndjekësve të tjerë.

Kujtojmë se ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ka bërë disa ndryshime në fizikun e saj. Fillimisht, 23-vjeçarja vendosi balonin gastrik për të rënë në peshë e më pas iu nënshtrua një ndërhyrjeje në gjoks për ta zmadhuar atë.

Ajo realizuoi kohë më parë një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram ku zbuloi një ndërhyrje tjetër që ka bërë dhe foli për problemet me kilogramët e tepër dhe ankthin. “Stres për mua janë kilogramët e tepërt dhe barku obez”– i shkruan një ndjekës ish-konkurrentes së Për’Puthen.

Tea tregoi se vitin e kaluar ajo ka qenë më e dobët se kurrë dhe përsëri dëshironte të ishte më mirë pasi lexonte komentet në rrjet. Duke zbuluar eksperiencën e saj, ajo e këshilloi ndjekësen që “ta dojë veten siç është.”

MË TË LEXUARAT

To Top